Google ADS

Presidenti Vuçiq pritet me protestë në Tiranë

07:25 | 21 Dhjetor 2019
A. B.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u prit me protestë teksa arriti në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit trilateral mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë për të jetësuar krijimin e “Mini-Schengenit” ballkanik.

Nën masa të shtuara të sigurisë, dhjetëra protestues iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me ftesën që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë presidentit Vuçiq dhe për të demonstruar planet për krijimin e një zone të përbashkët mes shteteve ballkanike që synon të bazohet mbi zonën Schengen të shteteve kryesore evropiane e që mundëson lëvizjen e lirshme të njerëzve dhe mallrave.

Plani për krijimin e “Mini-Schengenit” ballkanik është kundërshtuar nga faktorët kyç në Kosovë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi i cili ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Rama për pjesëmarrje në samit me arsyetimin që forume të tilla janë të padobishme derisa Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe mohon krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës ’98-’99 në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme