Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Pas takimit Thaçi dhe Kurz kanë mbajtur një konferencë për media.
Thaçi ka thënë se në takimin që ka mbajtur me Kurz ka biseduar për mbështetjen që Austria i jep Kosovës në aspektin e marrëdhënieve bilaterale në arenën ndërkombëtare.
“Patëm rast të diskutojmë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe të rajonit. Austria ka bërë gjithmonë përpjekje për të promovuar perspektivën e shteteve të Ballkanit. Ne e kemi bërë të qartë vizionin për anëtarësim në BE dhe NATO prandaj puna për anëtarësimin këtu mbetet konsistente”, ka thënë ai raporton arbresh.info.
Presidenti ka thënë se Kosova mbetet thellësisht e përkushtuar për dialogun me Serbinë.
“Ne duam një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Marrëveshja reciproke mes Kosovës e Serbisë do të sjell paqe mes dy vendeve tona por edhe në tërë Ballkanin perëndimor por edhe të ardhmen e sigurt për dy vendet tona. Falenderoj mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera si dhe përkushtimin që qytetarët e Kosovës të kenë liberalizimin e vizave”, ka theksuar ai.
Thaçi ka folur edhe për liberalizimin ku ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.
“Shpresoj të ketë qëndrim unik të gjitha vendeve të BE-së. Kemi punuar shumë dhe do të punojmë edhe me shtetet anëtare veç e veç që kjo çështje të ndodh sa më shpejt. Shpresoje dhe besoj në mbështetje të Austrisë, po ashtu besoj edhe në shtetet anëtare që do të marrin veprimin e drejt. Ndërsa sa i përket marrëveshjes eventuale Kosovë-Serbi dua të them se dialogu duhet të vazhdoj dhe të gjitha shtetet janë në favor të dialogut. Një gjë është e qartë pa një marrëveshje paqësore as Kosova e as Serbia nuk do të kenë të ardhme evropiane”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/330125287570340/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...