Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar pashkët për të gjithë besimtarët e besimit të krishterë.
Me anë të një postimi nëprofilin e tij në Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që çuan njerëzimin përpara, ka shkruar Thaçi, transmeton arbresh.info
Thaçi po ashtu me anë të këtij postimi ka ftuar të gjithë besimtarët e krishterë në Kosovë që të festojnë në shtëpitë e tyre për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Gëzuar Pashkët katolike, një ndër festat më të mëdha për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që e çuan njerëzimin përpara, si në aspektin e emancipimit fetar, ashtu edhe në atë human dhe kulturor. Në përputhje me udhëzimet mbarëbotërore, që tashmë po zbatohen, ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj.
Duke pasur konsideratë për njëri-tjetrin kontribuoni në mbrojtjen e vetvetes dhe të tjerëve. Ky solidarizim është mënyra më e mirë e kundërvënies ndaj kësaj të keqeje globale. Duke e mirëkuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.
Uroj që të kalojnë sa më shpejt këto ditë të vështira për gjithë qytetarët tanë!/arbresh.info
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...