Presidenti i vendit Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në kryeqytet, shkruan arbresh.info.
Thaçi, tha se çështja e të pagjeturve do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, dhe se sipas tij kjo plagë e familjarëve duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë.
“Personalisht me të gjithë bartësit e institucioneve angazhohem që të mbyllet kjo çështje sa ë parë që është e mundur, prandaj edhe sot para familjarëve këtu zotohem se do të punoj që çështja e të pagjeturve të shtrohet së diskutuari në nivelet më të larta ndërkombëtare e në kuadër të kësaj, edhe në kuadër të bisedave në Bruksel “, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi deklaroi se derisa kjo çështje nuk do të përmbyllet do të kemi një plagë të madhe si shoqëri dhe si shtet. /arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...