Presidenti Thaçi zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij, Ilir Meta

12:12 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta.

Thaçi tha se me Metën diskutuan për rëndësinë e përkushtimit të të dy vendeve në forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e urova për detyrën e re.

Bashkëbiseduam për rëndësinë e përkushtimit tonë në forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe për perspektivën evropiane të dy shteteve tona.

Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës. HTH./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme