Presidenti i Republikës së Kosovës, njëkohësisht Komandant Suprem i FSK-së, Hashim Thaçi ka thënë se Ushtria e Kosovës ka vend për të gjitha komunitetet dhe nuk është kundër askujt.
“Rinia e komunitetit serb i ka dyert e hapura për t’iu bashkuar Ushtrisë së Kosovës”.
Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova nuk e ka ndërtuar ushtrinë për të luftuar, por për të ndërtuar paqe.
“Ushtria nuk nënkupton luftë, për mua nënkupton paqe”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Presidenti nuk beson se Serbia është e interesuar për t’i shpallur luftë Kosovës e as NATO-s.
“Ne agjendën tonë nuk e kemi drejtuar kundër Beogradit. E kemi për anëtarësim në Bashkim Evropian, NATO dhe OKB”.
Komandanti Suprem i FSK-së ka thënë se Kosova nuk do revanshojë Serbinë, por është e gatshme për të gjitha skenarët.
“Nuk duam revansh, hakmarrje as destabilitet. Por në të njëjtën kohë jemi të përgatitur për çdo rrethanë. Por nuk besoj se do të ketë më luftë. Ne kemi NATO-n në Kosovë, por duam të aderojmë në NATO”, tha Thaçi.
Thaçi thotë se Ushtria e Kosovës do të ketë shtrirje në çdo cep të Kosovës, por nuk pret ndonjë rrezik nga Serbia.
“Nuk pres ndonjë mësymje nga Serbia, pasi do t’i kthehet bumerang”, deklaroi ndër të tjera presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sejdiu: Tottenham ka avantazh të lehtë ndaj Galatasaray
Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit
Dafina Zeqiri me bashkëpunim të ri, projekti muzikor titullo...
Edhe PDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik...
Gjesti ia shpreh Xhenetës një dëshirë të çuditshme
Rritja e përdoruesve të drogave në Ferizaj nxit alarmin për ...