Presidenti Thaçi takon liderin e opozitës kanadeze, e falënderon për qëndrimin unik ndaj Kosovës

10:42 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti Thaçi takon liderin e opozitës kanadeze, e falënderon për qëndrimin unik ndaj Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar liderin e opozitës kanadeze, Andrew Scheer, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kanadasë dhe ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.

 “Kanadaja është shembull i ndërtimit dhe promovimit të vlerave si diversiteti, dialogu, paqja e qëndrueshme dhe këto vlera na bashkojnë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës kanadeze, Andrew Scheer u shpreh se janë mbresëlënëse të arriturat e Kosovës që nga përfundimi i luftës.

 “Kanadaja do të përkrah gjithmonë Kosovën”, u shpreh Scheer.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova dhe Kanadaja janë partnerë strategjikë dhe të përhershëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme