Presidenti Thaçi takon Boris Johnson, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

20:19 | 13 Mars 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se me Johnson ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Nga bisedimi, të dy liderët u dakorduan se dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve./Arbresh.info/

Postimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi:

Sot zhvillova një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Me sekretarin Johnson biseduam rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht për perspektivën evropiane të dy vendeve.

Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme