Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Thaçi falënderoi Ambasadorin Braathu për mbështetjen që Misioni i OSBE-së i ka dhënë procesit elektoral në Kosovë.
Ambasadori Braathu u shpreh se Misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar që të mbështesë institucionet e Kosovës për një proces elektoral të suksesshëm.
Më tej Thaçi, u shpreh se Kosova ka përvojë të organizimit të mirë të zgjedhjeve dhe se pret që edhe zgjedhjet e 11 qershorit të dëshmojnë këtë traditë.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...