Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Presidenti Këshillit Evropian, Donald Tusk në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan arbresh.info.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk pas takimit, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e mirëpret vendosmërinë për të quar përpara dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e mirëpres vendosmërinë për përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Donald Tusk.
Presidenti Thaçi diskutoi me presidentin Tusk për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim.
Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane.
“Kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Është jetike për shtetin tonë dhe mbarë rajonin që BE-ja të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.
Arbresh.info gjatë ditës kishte raportuar se në këtë takim do të diskutohet për sfidat dhe punën që duhet bërë përpara Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane, dhe se delegacioni i Kosovë pret rikonfirmimin e BE për mbështetje në reforma.
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga presidenti Thaçi, është edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli./arbresh.info/
https://twitter.com/eucopresident/status/910174990800232450
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit