Google ADS

Presidenti Thaçi sot feston ditëlindjen, djali i tij shkruan një urim të veçantë

12:51 | 24 Prill 2020
A. B.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 52-të.

Djali i tij i vitëm, Endrit Thaçi me këtë rast ka uruar babait të tij me disa fjalë të veçanta, shkruan portali arbresh.info

“Shkëmb babë”, kështu e filloi shkrimin Endriti.

Më tutje vazhdoi duke i thënë se është gur i palëvizshëm, i patrembur, shtyllë pa të cilën kulmi nuk qëndron.

“Shkëmb babë. Gur i palëvizshëm, i patrembur, shtyllë pa të cilën kulmi nuk qëndron. Gjithmonë në zemrën time dhe të nanës – dhe një shteti të tërë. Urime ditlindjen ??”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme