Presidenti Hashim Thaçi nuk u kthye dje në Kosovë nga Austria, ku iu desh të ndërpriste udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara pasi Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën ndaj tij.
Aeroporti Adem Jashari në Prishtinë është i mbyllur për shkak të pandemisë. Ndërkaq takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nuk do të zhvillohet.
Sipas mediave gjatë ditës së premte presidenti Thaçi do të ateroj në Tiranë.
Po ashtu mësohet se Thaçi ka planifikuar të ateroj në Prishtinë sot në ora 12:00, por ka ndërruar destinacion.
Me këtë rast, presidenti siç duket do të kaloj sot pak kohë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Edhe kryeministri Avdullah Hoti është tërhequr nga udhëtimi pas aktakuzës që u ngrit kundër presidentit Thaçi. Nga ana tjeter ambasadori Grenell thotë se do të caktohet një datë tjetër per bisedimet Prishtinë-Beograd.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?