Google ADS

Presidenti Thaçi (s’) kërkoi ndërrimin e ambasadorit O’Conell

10:30 | 15 Nëntor 2017
arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar ndërrimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell.

Këtë e ka mësuar arbresh.info nga burime diplomatike, derisa është thënë se përmes një letre drejtuar shtetit mik, Presidenti ka kërkuar që O’Conell të ndërrohet si përfaqësues diplomatik i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Por, një gjë të tillë e kanë mohuar dyja palët për arbresh.info.

downloadMe të marrë informacionin është pyetur ambasada britanike rreth kësaj çështje, dhe sipas tyre, nuk ka një kërkesë të tillë nga ana e Presidentit, Hashim Thaçi.

“Mbretëria e Bashkuar gëzon marrëdhënie të mira pune me Presidentin e Kosovës, si dhe me Qeverinë dhe me liderët e tjerë politikë të Kosovës. Ne punojmë me udhëheqësit e zgjedhur nga Kosova. Ne u nderuam që Presidenti vuri një kurorë në memorialin e luftës të Mbretërisë së Bashkuar të dielën,” thuhet në përgjigjën e ambasadës për arbresh.info.

Sipas Presidencës së Republikës së Kosovës informacioni që ka ardhur në redaksinë e portalit arbresh.info është i gabuar dhe jo i vërtetë.

seal_of_the_president_of_kosovo-svg“Marrëdhëniet e presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçit, me ambasadorin britanik në Kosovë, z. O’Conell, janë normale, miqësore dhe raporte pune, njësoj sikur me ambasadorët e tjerë të akredituar në Kosovë,” thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Për të parë aspektin ligjorë nëse një gjë e tillë është e mundshme, para se palët të mohojnë në një gjë të tillë, arbresh.info ka kontaktuar ekspertë ligjorë për të kuptuar nëse Presidenti ka kompetenca për të kërkuar një gjë të tillë.

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj, thotë se Presidenti i një vendi mund të kërkojë ndërrimin e ndonjë përfaqësuesi diplomatik.

Por, sipas tij, zakonisht një vendim i tillë është veprim i fundit në diplomaci.

“Mund të ndodhë një gjë e tillë, në shenjë proteste rreth një vendimi të atij shteti. Në praktikë ndodhë shpesh. Praktika njeh shumë raste të tilla. Serbia p.sh e ka zbatu këtë praktikë në rastet kur shtetet e kane njohur Kosovën,” shprehet Miftaraj.

Me Kushtetutë të Kosovës, Presidenti i vendit udhëheqë politikën e jashtme të Kosovës.

Se fundi, presidenti Thaçi ka ashpërsuar retorikën karshi mbështetjes së ndërkombëtarëve në procesin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe forcimin e shtetësisë.

Në një rast, gjatë fjalimit të tij, duke qenë i pranishëm ambasadori O’Conell kishte lëshuar sallën.

Më pas dyja palët kanë mohuar të kenë ftohur raportet, duke u parë bashkë edhe të dielën  në memorialin e luftës së Mbretërisë së Bashkuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme