Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar ndërrimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell.
Këtë e ka mësuar arbresh.info nga burime diplomatike, derisa është thënë se përmes një letre drejtuar shtetit mik, Presidenti ka kërkuar që O’Conell të ndërrohet si përfaqësues diplomatik i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Por, një gjë të tillë e kanë mohuar dyja palët për arbresh.info.
Me të marrë informacionin është pyetur ambasada britanike rreth kësaj çështje, dhe sipas tyre, nuk ka një kërkesë të tillë nga ana e Presidentit, Hashim Thaçi.
“Mbretëria e Bashkuar gëzon marrëdhënie të mira pune me Presidentin e Kosovës, si dhe me Qeverinë dhe me liderët e tjerë politikë të Kosovës. Ne punojmë me udhëheqësit e zgjedhur nga Kosova. Ne u nderuam që Presidenti vuri një kurorë në memorialin e luftës të Mbretërisë së Bashkuar të dielën,” thuhet në përgjigjën e ambasadës për arbresh.info.
Sipas Presidencës së Republikës së Kosovës informacioni që ka ardhur në redaksinë e portalit arbresh.info është i gabuar dhe jo i vërtetë.
“Marrëdhëniet e presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçit, me ambasadorin britanik në Kosovë, z. O’Conell, janë normale, miqësore dhe raporte pune, njësoj sikur me ambasadorët e tjerë të akredituar në Kosovë,” thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Për të parë aspektin ligjorë nëse një gjë e tillë është e mundshme, para se palët të mohojnë në një gjë të tillë, arbresh.info ka kontaktuar ekspertë ligjorë për të kuptuar nëse Presidenti ka kompetenca për të kërkuar një gjë të tillë.
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj, thotë se Presidenti i një vendi mund të kërkojë ndërrimin e ndonjë përfaqësuesi diplomatik.
Por, sipas tij, zakonisht një vendim i tillë është veprim i fundit në diplomaci.
“Mund të ndodhë një gjë e tillë, në shenjë proteste rreth një vendimi të atij shteti. Në praktikë ndodhë shpesh. Praktika njeh shumë raste të tilla. Serbia p.sh e ka zbatu këtë praktikë në rastet kur shtetet e kane njohur Kosovën,” shprehet Miftaraj.
Me Kushtetutë të Kosovës, Presidenti i vendit udhëheqë politikën e jashtme të Kosovës.
Se fundi, presidenti Thaçi ka ashpërsuar retorikën karshi mbështetjes së ndërkombëtarëve në procesin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe forcimin e shtetësisë.
Në një rast, gjatë fjalimit të tij, duke qenë i pranishëm ambasadori O’Conell kishte lëshuar sallën.
Më pas dyja palët kanë mohuar të kenë ftohur raportet, duke u parë bashkë edhe të dielën në memorialin e luftës së Mbretërisë së Bashkuar./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?