Komuniteti LGBTI sot do të mbajë Paradën e parë të Krenarisë. Parada me moton “Në emër të Dashnisë” do të nis në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”
Kësaj parade i dolën në mbështetje personalitete të shumta përfshirë edhe Presidentin e Kosovës.
Thaçi në ceremonin e përurimit të rrugës “Beau Biden”, pati thënë se nëse përkrahim të drejtat e barabarta të dashurisë për komunitetin LGBT, nuk na bën kjo më pak të moralshëm, por me fuqi superiore morale.
“Jemi këtu. Pjesëtarët e komuniteti shumicë, pjesëtarët e bashkësive etnike dhe fetare, por edhe pjesëtarët e LGBTI. Kemi qenë të bashkuar në kohë të mira dhe në situata të rënda. Në kohë hidhërimesh dhe gëzimesh. Bashkimi na ka ngritur si komb dhe si shtet. Uniteti ynë ka qenë dëshmia më e madhe dhe më e fuqishme për botën se ne jemi një shoqëri e dedikuar për një sistem politik që garanton të drejtat më bazike individuale dhe kolektive. Një rend që buron nga proceset transparente të demokracisë me rrënjë që nuk çrrënjosen më nga askush. Prandaj ju falënderoj të gjithëve”, kishte deklaruar po ashu presidenti Thaçi në inaugurimin e tij.
Po ashtu Presidenti në një intervistë dhënë EurAktiv tha se Kosova është shteti i parë në Ballkan që ka njohur komunitetin LGBTI me kushtetutë.
“Kosova u bë vendi i parë në Ballkan që zgjodhi një president grua më 2011 dhe është shteti i parë në Ballkan që ka njohur komunitetet LGBTI në kushtetutën e saj. I kam prirë paradës së komuniteteve LGBTI në Kosovë muajin e kaluar, për të përçuar mbështetjen tonë për këtë komunitet, pikërisht për t’i treguar qytetarëve tanë dhe botës se ekstremizmi dhe paragjykimi nuk kanë vend në mesin tonë”, pati thënë Thaçi.
Ndërsa pavarësisht këtyre fjalimeve ende nuk dihet nëse Presidenti do të marrë pjesë sot në paradën e LGBTI-së.
Portali arbresh.info ka kontaktuar zyrtarë nga zyra e Presidentit si Artan Behrami, Ardian Arifajn, Bekim Çollakun dhe zyrën për informim, mirëpo asnjë nga këta nuk kanë hapur telefonin për të dhënë një përgjigje nëse Presidenti do të marr pjesë në këtë paradë./arbresh.info
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...