Presioni i madh ndërkombëtar në veçanti ai amerikan dhe evropian, që po i bëhet kryeministrit për heqjen e taksës po luhatë edhe disa opinionistë të vendit të cilët po kërkojnë nga kryeministri heqjen e taksës. Po ashtu edhe partnerët e koalicionit të Qeverisë Haradinaj po kërkojnë pezullimin e taksës.
Pavarësisht këtyre presioneve, kreu i Qeverisë, duket të jetë i palëkundur në vendimin e tij për heqjen e taksës. Sipas analistëve pas këtyre presioneve për heqjen e taksës qëndron Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Analisti i çështjeve të Ekonomisë, Lulzim Beqiri në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se presidenti Thaçi ka ndikim në disa struktura të Qeverisë dhe se sipas tij duhet mbështetur Kryeministrin edhe duke dalur në rrugë që të mos hiqet taksa.
“Presidenti Thaçi ka ndikim të jashtëzakonshëm në disa struktura të qeverisë dhe në mesin e shumë personaliteteve për të eliminuar taksën, dhe siç duket është duke bërë presionin e nevojshëm në mënyrë që tërhiqet taksa, mirëpo personalisht mendoj se taksa nuk duhet larguar me asnjë kusht. Është e çuditshme situata kur rreshtohen krah Serbisë disa shqiptar, pse asnjëherë nuk i qiten kushte Serbisë për 13 mijë qytetarët e vrarë, prej tyre 1,741 femra, 1,396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, pastaj janë përdhunuar mbi 20 mijë gra kosovare, duke përzër 1 milionë qytetar, duke djegur mbi 100 mijë shtëpi, gjithashtu të pagjeturit, grabitja e fondit pensional, pra duhet unanimisht të mbështetet kryeministri çoftë edhe manifestimi në rrugë”, është shprehur ai.
Sipas Beqirit SHBA nuk duhet ta lërë popullin e Kosovës në balt për interesa të Serbisë.
“Sigurisht që SHBA-ja janë miku më i madh që ndonjëherë Kosova ka pas, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet me automatizëm të largohet taksa, thjesht kjo as që do të duhej të lidhej me bisedimet me Serbinë, pra roli i Presidentit nuk është të bëjë presion për taksen, nuk ja lejon Kushtetuta të përzihet në punët e ekzekutivit, prandaj mendoj se SHBA-ja nuk ka të drejt të vë kushte ndaj Kosovës për të favorizuar Serbinë. Populli kosovarë është populli ma pro amerikan në botë, andaj SHBA-ja nuk duhet të lerë këtë popull në balt për interesa të Serbisë e disa shqiptarëve dashakëqij”, ka theksuar ai.
Edhe analisti i çështjeve politike, Faik Krasniqi në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se pas presioneve për heqjen e taksës qëndron presidenti Thaçi dhe grupet lobiste që sipas tij duan ndarjen e Kosovës.
“Shumë e çuditshme po me duket çështja e taksës. Një shtet si SHBA të merret me taksën, po më duket shumë absurde. E, aq më pak për një shtet si Serbia. Kam përshtypjen që mbrapa presionit për heqjen e taksës qëndron Presidenti Thaçi dhe grupet lobiste në SHBA, që janë për ndarjen e Kosovës. Superfuqia më e madhe në botë SHBA, as që do t’i interesonte kjo gjë, dhe Serbia pa bërë asnjë zë do vazhdonte dialogun, me ose pa taksen”, ka thënë ai.
Krasniqi ka theksuar se me heqjen e taksës Serbia do të jetë na avantazh ndaj Kosovës.
“Nëse marrëdhëniet tona me SHBA vihen seriozisht në pikëpyetje “për shkak të taksës, atëherë le të hiqet. Por, me heqjen e taksës Serbia do të jetë në super avantazh ndaj Kosovës në bisedime. Para heqjes së taksës duhet të bisedohet me amerikanët për vazhdimin e dialogut. Cili është qëndrimi zyrtar i SHBA-së për dialogun final Kosovë-Serbi. Nëse edhe amerikanët pajtohen sipas planit ruso-serb dhe Mogherini-Hahn për copëtimin e Kosovës, për hir të interesave të Serbisë, atëherë në dialog duhet të shkohet vetëm si spektator, por paraprakisht t’i tregohet e vërteta popullit. Pse thashë si spektator? Sepse nëse ata kanë vendosur për këtë plan dhe i kanë vizatuar kufijtë tanë, atëherë mos të ngelemi ne fajtor që po pajtohemi për copëtimin e Kosovës, për shkak se ashtu po dëshiron Serbia dhe Rusia”, është shprehur ai.
Sipas analistit Blerim Burjani presidenti Thaçi po zbaton politikën e SHBA-së, pasi që siç tha ai, Thaçi është nën presion.
“Këtu nuk ka të bëjë gjë me presionin e as grupet që insistojnë. Thaçi veç po zbaton politikë të SHBA-së edhe atë e ka kap presion, po ashtu të gjithë janë nën presion. Çka duhet të ndodhë edhe me keq për të bind këtë njeri se duhet të heq dorë nga absurdi. Botërisht dihet se dialogu kur të fillojë, palët nuk mund të kenë kushte, duhet me hy pa kushte, ose sanksionohet pala qe kundërshton dhe qet kushte. Askush nuk pajtohet me çështjen e dialogut me Serbinë, por cila është alternativa tjetër”, ka thënë ai.
Burjani ka theksuar se Haradinaj duhet kuptuar që nuk është duke folur për vete por në emër të dy milionë banorëve të Kosovës që sipas tij ky i fundit po ua ndal zhvillimin.
“SHBA-të e përkrahin ushtrinë, japin donacione, paralajmërojnë investime të mëdha në ushtrinë e Kosovës, e ky del e thotë nuk ka dert taksa mbetet. Askush nuk po thotë se është mirë me heq, por s’ka alternativë. Duhet me qenë i mençur që ta kuptosh se kështu nuk bënë, dhe mos ta pres fundin por, të reagoj kur duhet në të mirë të shtetit të Kosovës. Të gjithë pajtohen qe nuk duhet të ketë shkëmbim territorial, por këtu s’ka as dialog, sepse e ka bllokuar taksa. Duhet ditur se nuk je t’u fol për vete dhe për dëshirë tënde, por jo tu fole në emër të 2 milion njerëzve që po u ndal progresin e zhvillimin”, është shprehur ai.
Së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një letre kanë shprehur qëndrimin e tyre për taksën, dukë theksuar se po zbehen raportet mes SHBA-së dhe Kosovës. Zëvendës asistenti i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, u ka dërguar letër krerëve të shtetit ku u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.
Aty thuhet se SHBA-të do të stopojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve për taksën. Po ashtu, aty thuhet se do të shqyrtohen edhe bashkëpunimet në fushat tjera mes Kosovës dhe SHBA-ve./V.Berisha/arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...