Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer.
“U jam mirënjohës për bashkëpunimin, me të gjitha institucionet e Kosovës. Gjatë mandatit tuaj ne kemi konfirmuar edhe një herë partneritetin strategjik në mes dy vendeve tona”, ka shtuar presidenti Thaçi.
Sipas njoftimit për media Ambasadorja Kapitanoviq u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e shtetit, por edhe nga tërë shoqëria kosovare.
Presidenti Thaçi në fund falënderoi për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës nё tё gjitha fushat, sidomos nё arenën ndërkombëtare dhe në BE.
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...