Presidenti Thaçi priti delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

15:20 | 6 Tetor 2017
M. A.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të drejtuar nga Pierre Heilbronn, Nënkryetar për Politika dhe Partneritete.

“E falënderoj nënkryetarin Heilbronn për mbështetjen e rëndësishme që BERZH-i i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, me investime në mbi 50 projekte që kapërcejnë vlerën prej 200 milionë euro”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nënkryetari për Politika dhe Partneritete pranë BERZH-it, Pierre Heilbronn, theksoi se BERZH do të përqendrohet në mbështetjen e sektorit privat, në sektorin e energjisë efiçiente, infrastrukturë rrugore dhe transport, përmirësimin e ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor, konsolidimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, papunësisë – e veçanërisht grave në biznes.

Në takim u diskutua edhe për rishikimin e strategjisë së BERZH-it për Energjinë në vitin që vjen.

Presidenti Thaçi ritheksoi se BERZH-i do ta ketë përkrahjen e tij të parezervë si president i vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme