Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do jetë pjesë e seancës së radhës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.
Gjatë kësaj vizite të tij, Presidenti Thaçi pritet të ketë dhe një takim të shkurtër edhe me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidenti me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku shprehet se pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.
Raportohet po ashtu se numri një i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Zonja e parë, Lumnije Thaçi, do të pritet në margjinat e Asamblesë së OKB-së nga çifti presidencial i SHBA-ve, Donald Trump, dhe Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump.
Gjermania prezanton planet për refugjatët nga Siria
Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jas...
Policia shqiptoi 1535 gjoba trafiku për 24 orë
Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeropor...
Sulmoi tre zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Fushë ...
Stuhia e borës mbërthen SHBA-në