Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të aktivisteve për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale, të kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti.
Presidenti Thaçi u ka shprehur atyre mirënjohje për angazhimin e palodhshëm për gati dy dekada, për këtë çështje sa e ndjeshme, aq edhe humanitare, e cila meriton përkujdesje institucionale.
“U jam mirënjohës, sepse keni qenë këmbëngulëse. Falë angazhimit tuaj, tani ka filluar edhe përkujdesja institucionale”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, theksoi se shoqëria civile ka qenë e angazhuar tërë kohën dhe falë këtij angazhimi është arritur të ndërtohet infrastruktura e nevojshme për të ofruar mbështetje për viktimat e dhunës seksuale.
“Kemi ndërtuar një mekanizëm më të drejtë, më transparent, më kredibil”, ka thënë Rushiti, duke folur për sfidën e identifikimit të viktimave dhe të masave për t’i mbështetur viktimat dhe familjet e tyre.
Presidenti Thaçi u premtoi aktivisteve për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale se përkrahja e institucioneve asnjëherë më nuk do të mungojë.
“Do të keni përkrahjen time personale dhe institucionale”, u shpreh presidenti Thaçi.
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos