Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e ambasadorit Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Republikës së Austrisë në Prishtinë.
Presidenti Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.
“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë. Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, ka thënë Thaçi.
Ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Austrisë dhe Kosovës.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës