Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, për pak çaste pritet të mbërrijë në Kosovë me ftesë zyrtare të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.
Markoviq, sipas agjendës qeveritare, takimin e parë zyrtar do ta zhvillojë me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, ku pritet të diskutojnë rreth zgjidhjes së çështjes së demarkacionit mes dy vendeve, marrëveshje e cila për më shumë se dy vjet nuk po arrin të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë Markoviq do ta takojë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Por, në agjenden e tij nuk është parë se ai do të ketë ndonjë takim zyrtar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin./Arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë