Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nesër pritet të udhëtojë për në Hagë.
Thaçi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, dy javë pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale njoftoi se ndaj tij ka ngritur aktakuzë për krime lufte.
Lajmin për paraqitjen e tij në Hagë e kishte bërë të ditur ditë më parë vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook, raporton arbresh.info
“Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”, kishte shkruar Thaçi në Facebook.
Ndryshe, më 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzë në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe persona të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat vrasje të paligjshme, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.
Siç bëhej e ditur nëpërmjet një njoftimi, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë të Holandës, në aktakuzë pretendohet se presidenti Thaçi dhe kreu aktual i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Veseli, dhe të dyshuar të tjerë, janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, ndërsa këto krime sipas të njëjtit burim, përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë të tyre.
“Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhej në njoftim./arbresh.info
Njoftimi i tij i plotë:
Lexo Edhe:
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...