Presidenti Thaçi nesër në vizitë punë në Maqedoni

20:07 | 11 Shtator 2018
M. A.

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Maqedoni dhe do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Shërbimi qeveritar për shtyp sonte kumtoi se takimi në Qeveri do të jetë gjatë pasdites. Zaev dhe Thaçi do të kenë takim kokë me kokë, ku më pas vijon takimi bilateral i delegacioneve të të dyjave vendeve.

Pas mbarimit të takimit do të vijojnë deklarata për mediet të Kryetarit të Kosovës dhe Kryeministrit të Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme