Presidenti Thaçi në takimin me Daka-në: Zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse

10:15 | 4 Tetor 2019
A Z

Presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka-në . Në takim kanë bisëduar për rrjedhat e deritanishme të procesit zgjedhor dhe shprehën besimin se zgjedhjet parlamentare do të jentë të lira, fer dhe gjithëpërfshirse.

Presidenti Thaçi e ka falenderuar Daka-në, për përgaditjet e sukseshmke të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre.

Postimi i plotë:

Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme