Google ADS

Presidenti Thaçi merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bullgari

16:28 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bullgari, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore, shkruan arbresh.info.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor bashkë me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për kompletimin e rrjetit të rrugëve dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kalimeve kufitare, por edhe për tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme