Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, në momentin që nxori vendimin për kufizimin e lirisë së lëvizjes, pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
“Ne jemi në orë policore, me vendim anti-kushtetutes dhe ne kemi një kryeministër që ka shkelur rëndë kushtetutën”, është shprehur Thaçi në emisionin Pressing të T7.
Tutje, presidenti thotë se sikur të merreshin masa të tjera, mbase do të kishim vetëm 15 të infektuar deri më tani.
“Mbase do të kishim veç 15 të infektuar, nëse kishim marrë disa masa të tjera”, ka thënë Thaçi.
“Kam qenë ndër të parët që kam bërë thirrje që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi”.
Gjithashtu, Thaçi e quajti vendim të rrezikshëm, vendimin e Kurtit për kufizimin e lirisë së lëvizjes.
“Unë mendoj se është një pamençuri që ka çuar drejt një vendimi të rrezikshëm. Qeveria Kurti ka bërë një shkelje të rëndë”, shtoi Thaçi.
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media