Presidenti Thaçi kujton rënien heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazlisë

18:33 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar dëshmorët e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazlinë.

Të dy ranë heroikisht 28 vite më parë.

“Para 28 vjetësh, pas një rezistence heroike, në emër të lirisë ranë dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Ata ishin model i pashoq i atdhedashurisë, i trimërisë dhe i vetëmohimit për lirinë e popullit tonë. e, bashkëveprimtarët e tyre, kështu do t’i kujtojmë përgjithmonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme