Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Europë, atë të Srebrenicës.
Thaçi ka dalur me një reagim ku në dedikimin e tij ngushëllues për të prekurit nga ajo ngjarje thotë se as ajo që ndodhi në Srebrenicë nuk e ndaloi Millosheviqin të kryejë gjenocid të ri, duke përmendur luftën e fundit në Kosovë.
”Sot i bashkohemi qytetarëve të mbarë botës, të cilët po e kujtojnë masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Evropë, masakrën e Srebrenicës.
Fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, prandaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre. Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri. Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave. HTH”.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...