Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka kujtuar masakrën e Rezallës e cila ndodhi më 5 prill të vitit 1999, shkruan arbresh.info.
Presidenti ka shkruar se për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.
Shkrimi i tij i plotë:
“Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999.
Përmasa e krimit mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës.
Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.
Sot me pietet të lartë kujtojmë të rënët e Rezallës. Liria dhe pavarësia e Kosovës themelin e kanë në sakrificën e dëshmorëve dhe të martirëve”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë