Google ADS

Presidenti Thaçi komenton lirimin e Sami Lushtakut, ja çfarë thotë

13:23 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku për lirimin e tij nga burgu.

Thaçi ka thënë përmes një postimi në Facebook se përpjekjet për të njollosur vlerat e luftës së UÇK-së janë të pakuptimata dhe të padrejta, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme.

Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë.

Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre. HTH./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme