Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Samitin e Zagrebit do të theksojë nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Samiti i Zagrebit sot ka nisur përmes video-lidhjeve, me ç’rast do të ketë fjalime nga liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pas këtij samiti, Thaçi pritet të mbajë një konferencë rreth orës 19:00 ka bërë të ditur Presidenca.
“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë