Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Kanada, ku do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, që do të mbahet në Halifax.
Krahas homologëve dhe përfaqësuesve të lartë, presidenti Thaçi do të jetë njëri ndër folësit kryesor në këtë Forum, i cili mbledh më shumë se 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës.
Presidenti Thaçi, para shumë përfaqësuesve të shteteve, instituteve prestigjioze dhe kompanive të sigurisë, do të paraqesë të arriturat e Kosovës, si një faktor i paqes në Ballkan dhe Evropë.
Në kuadër të forumit, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë forum.
Gjatë këtyre takimeve, presidenti do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së këtyre shteteve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...