Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës gjeneralin Giovanni Fungo, komandanti i XXI i KFOR-it në Kosovë, i cili ka përfunduar detyrën e tij, shkruan arbresh.info.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Fungo për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të KFOR-it në ruajtjen dhe sigurimin e paqes në Kosovë e rajon.
“Falë përkushtimit që KFOR-i ka treguar, sot gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, komandanti i deritashëm i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.
Presidenti Thaçi theksoi se bashkë me KFOR-in dhe miqtë strategjikë të Kosovës është forcuar shumetniciteti, bashkëjetesa dhe toleranca etnike e ndërfetare./arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot