Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka bërë një përshkrim të paraqitjes së tij para masës së revoltuar të njerëzve në urën e Ibrit në Mitrovicë në vitin 1999.
Thaçi thotë se në ato ditë të para pas çlirimit ishte fat i keq që disa ndërkombëtar u ndalën në Urën e Ibrit dhe në një far forme bënë ndarjen fizike të njerëzve.
Ish-drejtuesi politik i UÇK-së ka thënë se kishte shkuar në Mitrovicë me Kadri Veselin dhe Rrahmen Ramën që ishin figura të respektuara nga Mitrovica dhe Vushtrria për të ulur gjakrat.
“Synimi ynë ishte të evitohen konfliktet ndëretnike dhe të kthehen njerëzit në pronat e veta dhe t’i jepej hapësirë procesit të paqes”, tha ai.
Ai, thotë se ndihet mirë që me një fjalim emocionues ka evituar një konflikt të armatosur mes palëve e që do të çonte një luftë civile.
“Të dy palët ishin të armatosura. Definitivisht ka qenë punë sekondash shpërthimi i konfliktit. Unë bashkë me zotin Veseli, Rama e Demelio ishim mes zjarri. Por falënderoj qytetarët që kanë besuar në angazhimin tonë”.
Thaçi thotë se më vonë u krijuan rrethana të reja dhe fajin për ndarjen e Mitrovicës thotë se e ka bashkësia ndërkombëtare.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç