Google ADS

Presidenti Thaçi: Duhet të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës

10:34 | 8 Mars 2020
L G

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjitha gratë kosovare, duke shtuar se ato që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë  në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera.

Sipas tij, duhet të punohet për më shumë barazi dhe trajtim të drejt të gruas në të gjitha fushat e jetës,raporton arbresh.info.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera. Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi! HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme