Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boskovic, me të cilin kanë biseduar për zhvillime aktuale në vend dhe për tri Projektligjet e votuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se presidenti Thaçi dhe ministri Boskovic kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mënyrat sesi ato mund të zgjerohen përmes një bashkëpunimi edhe më të mirë në fushën e sigurisë.
Presidenti Thaçi e ka njoftuar ministrin malazez për tri projektligjet e votuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një procesi gradual do t’i ketë kapacitetet e plota në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe si e tillë do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do t’i kontribuojë paqes”, ka thënë presidenti Thaçi.
I pari i vendit e ka falënderuar ministrin Boskovic për prezencën e ushtarëve malazezë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, që sipas tij “Mali i zi po i kontribuon paqes dhe stabilitetit”.
Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Kreu i shtetit ka thënë se Mali i Zi është shembull i mirë për Kosovën dhe rajonin në rrugën euroatlantike.
Ministri Boskovic e ka siguruar presidentin Thaçi për mbështetje të gjithanshme të Malit të Zi, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike.
Presidenti Thaçi ka shtuar se Mali i Zi në këto dy dekada ka marrë vendime të rëndësishme për sigurimin e paqes në rajon.
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo