Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin për Evropë dhe Amerikë të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Presidenti Thaçi i shprehi mirëseardhje dhe theksoi se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, për njohjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Pavarësia e Kosovës mban edhe vulën e madhe të Londrës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, Ministri për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, u shpreh se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për rajonin, pavarësisht marrëdhënies së Londrës me Brukselin.
“Dëshirojmë rajon që jeton në paqe e stabilitet”, u shpreh Duncan.
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe dialogut në rajon, si dhe punon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...