Presidenti Thaçi dhe komisioneri Hahn flasin për agjendën evropiane të Kosovës

09:46 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka treguar se me komisionerin Hahn ka biseduar për agjendën evropiane të Kosovës.

“Diskutuam çështje të rëndësishme përkitazi me agjendën evropiane të Kosovës në prag të Samitit të Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe për jetësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Twitter”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme