Google ADS

Presidenti Thaçi dënon vrasjen e vëllezërve në Malishevë

15:49 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dënuar vrasjen  e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës, shkruan arbresh.info.

Presidenti Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“E dënoj vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës. Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim”, ka shkruar Thaçi në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme