Google ADS

Presidenti Thaçi dënon vrasjen e Ivanoviqit, kërkon ndriçimin e rrethanave të vrasjes

11:18 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka reaguar për vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq, shkruan arbresh.info.

Ai ka ftuar organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.

I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejt rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.”, ka shkruar ai në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme