Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur së në mbështetje të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore dhe në pajtim me rekomandimin e përbashkët të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrit të MFSK-së, Presidenti, Hashim Thaçi bënë gradimin e dy gjeneral brigade në gradën “Gjeneralmajor” dhe pesë kolonelëve në gradën “Gjeneral brigade”.
Presidenti Thaçi, po ashtu miraton edhe emërimin e pesë gjeneralbrigade në pozitat, Komandant i Forcave Tokësore, njëherësh edhe Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës; Drejtor i Departamentit të Personelit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës; Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës; Komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...