Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Serbisë Beograd, ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Si mik i madh i të dyja palëve, Presidenti slloven u shpreh se i vjen keq që niveli i besimit ka rezultuar të jetë më i ulët se më parë dhe se dialogu nuk ka çuar te zgjidhja që të gjithë e donin, raporton RTV.
Pahor deklaroi se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do t’i dërgojë tri mesazhe të rëndësishme.
“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, u shpreh ai.
Së treti, siç deklaroi Pahor, nëse duam që procesi i njohjes të jetë i besueshëm, duhet formuar Asociacioni.
“Disa gjëra janë dakorduar dhe nënshkruar nga të dyja palët, por nuk janë zbatuar – sa herë që kam ardhur në Prishtinë, u kam thënë miqve të mi se Asociacioni duhet të formohet nëse duam që procesi të jetë i besueshëm”, tha Pahor.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Më 7 shtator, Pahor pritet të vijë për vizitë në Kosovë.
Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë.
Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...