Presidenti slloven arrin në Kosovë, fillon takimin me Vjosa Osmanin

16:43 | 13 Maj 2021
A. B.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor.

Pahor ndodhet për vizitë në vendin tonë pas publikimit të “non-paper” në shtetin e tij slloven muajin e kaluar.

Ai gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se dëshiron të këshillohet para samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni, më 17 maj.

Ditë më parë, Pahor është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Veç tjerash, Meta kishte njoftuar se është nënvizuar edhe rëndësia e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas takimit, homologët Osmani dhe Pahor do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme