Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi se shteti shqiptar e njeh rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë për paqen në Ballkanin Perendimor, e veçanërisht për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Këto komente shefi i shtetit shqiptar, Bajram Begaj i bëri në pritjen me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria është pranë SHBA-ve, si partner strategjik i tyre.
“Më lejoni të nënvizoj se ne e njohim rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara kanë për paqen në Ballkan, e veçanërisht për Kosovën e lirë, të pavarur e të njohur botërisht. Ne e vlerësojmë dhe nuk harrojmë. Në këtë kuptim ne i jemi pranë Shteteve të Bashkuara si partneri ynë strategjik, por dhe me vullnetin e përkushtimin për prosperitetin e të dy popujve tanë”, u shpreh presidenti Begaj.
Në këtë pritje të organizuar me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, të mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Begaj theksoi se angazhimi amerikan për integrimi euro-atlantik të Shqipërisë është vendimtar.
Ndërsa, si shefi i shtetit ka ripërsëritur gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Angazhimi amerikan për integrimin euro – atlantik të Shqipërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë mbetet vendimtar për të sotmen dhe për të nesërmen e vendit tonë. Ky angazhim na detyron të jemi në lartësinë e investimit dhe të pritshmërive dhe ne jemi të kthjellët për rrugën që na duhet akoma të bëjmë në këtë drejtim. Shteti i së drejtës dhe demokracia janë të domosdoshme për mirëqenien në vend për aq sa edhe në rajon.. Dua të ripërsërisë gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat e posaçërisht atyre ekonomike në përballjen e sfidave që janë sa kombëtare dhe rajonale aq edhe globale”, theksoi Begaj./Arbresh.info/
Presidenti i Koresë së Jugut thotë se do të tërheqë vendimin...
Mucunski: Është shumë herët për të folur për Ukrainën në NAT...
Aksident në Durrës – makina përplas një të moshuar, sh...
Keisi Medini plot shkëlqim në paraqitjen e fundit
Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Osmani bisedon me O’Brien ...
Driloni dhe Anisa ushtrojnë boks së bashku