Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka shpjeguar gjithë rrugën që shefi i shtetit duhet ta ndjek për formimin e Qeverisë, në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.
Madje, sipas Hasanit, Qeverinë mund ta bëjë edhe ndonjë parti tjetër që nuk ka dal e dyta, por që dëshmohet se ka shumicën në Kuvend herën e dytë , sepse sipas tij pas shfrytëzimit të herës së parë, në Kuvend flitet për rikonfigurim të forcave politike.
Hasani në një intervistë për KosovaPress vlerëson se presidenti i shtetit Hashim Thaçi do të bëjë shkelje të rëndë kushtetuese, në qoftë se nuk ia jep mundësinë në herën e dytë për formimin e Qeverisë partisë apo koalicionit që ka shumicën në Kuvend.
Hasani ka thënë se me aktgjykimin e vitit 2014 kushtetuesja ka vendosur që herën e parë mundësinë për formimin e qeverisë t’ia jap partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve. Por, në rast të dështimit në herën e parë, sipas Hasanit, herën e dytë është në diskrecion të shefit të shtetit që t’ia jap mandatin atij koalicioni, apo asaj partie që e vërteton se e ka shumicën në Kuvend.
“Kushtetuesja ka interpretuar se herën e parë është çështje jo kontestuese, i jepet partisë përkatësisht koalicionit që ka dal fitues në zgjedhje, për të formuar Qeverinë. Kjo gjithmonë nënkupton se ka një Kuvend, sepse afati prej 15 ditë, përkatësisht 10 ditë herën e dytë, ose 60 ditë në tërësi prej ditës që duhet të konstituohet Kuvend, ne gjithmonë flasim për Kuvendin që duhet konstituar. Në momentin që konstituohet Kuvendi, atëherë i jepet mandati dhe fillon numërimi dhe për herën e parë nuk është kontestuese.
Për herën e dytë kemi thënë që është në diskrecionin e shefit të shtetit, por diskrecioni nuk nënkupton arbitraritet, por bazohet në ligj ose një vendim, ose individual, në këtë rast në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në Kushtetutën e Kosovës, e cila atë diskrecion e kushtëzon brenda detyrave që ka shefi i shtetit për garancion të Kushtetutës, pë r përfaqësim të unitetit juridiko kushtetues të popullit dhe stabilitetin e institucioneve dhe ai është përgjegjësi primar. Dhe po nuk i bëri këto, bënë shkelje kushtetuese”, tha Hasani.
Madje, sipas Hasanit, Qeverinë mund ta bëjë edhe ndonjë parti tjetër që nuk ka dal e dyta, por që dëshmohet se ka shumicën në Kuvend herën e dytë. Sepse, Hasani thotë se pas shfrytëzimit të herës së parë, në Kuvend flitet për rikonfigurim të forcave politike.
Por, ish kreu i Kushtetueses, thotë se barra e të provuarit bie komplet mbi presidentin dhe jo anasjelltas.
“Nuk po flasim për tash, sepse tash është problem për ta ditur, prandaj ligji dhe Kushtetuta dhe aktgjykimi kanë respektuar votën e sovranit sipas votës, e sipas votës me automatizëm shkon ai që ka dal i pari qoftë edhe me një votë. Herën e dytë, forcat politike janë të lira, pasi të konstituohet kuvendi dhe të bëhet organ siç i themi ne ligjvënës sipas Kushtetutës, e ka detyrim formimin e organeve, për shembull të Qeverisë e ka shefi i shtetit, kurse Kuvendi vetformohet, Kuvendi nuk e ka një epror, por vetëformohet.
Në momentin që futëen brenda, ato forca politike janë të lira për rirreshtim dhe në momentin që tregohet rirreshtimi tregohet presidenti nuk ka zgjidhje tjetër pos të dëgjoj vullnetin, ne kemi thënë në aktgjykim, nuk mund të refuzoj kandidatin që ofrohet nga koalicioni ose partia që pastaj është shumicë kur të shkoj në Kuvend, nuk mund ta refuzoj atë, pra barra e tà « provuarit bie mbi të nëse dëshiron të provoj ndryshe. Nëse provon ndryshe dhe dështon edhe herën e dytë atëherë përgjegjësia nuk bie mbi deputetët e forcat politike, por bie mbi shefin e shtetit, sepse është mbi shefin e shtetit, sepse është përgjegjësi e shefit të shtetit për t’i formuar institucionet”, thekson Hasani.
Ai paralajmëron se në rast të mosdhënies se mandatit për formimin e Qeverisë në herën e dytë atij që konstatohet se ka shumicën, atëherë presidenti mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Ish kreu i Kushtetueses e quan antikushtetuese në qoftë se presidenti tenton të flas individualisht me deputetët, ani pse deputetët janë të lirë të veprojnë për mandatin e vet, nëse dëshiron të dal i pavarur, t’i bashkohet një partie tjetër apo të rrijë në atë subjekt politik.
“Jo, nuk është e drejtë e tij sepse ai është, shiko pushtetet janë të ndara, pushteti i pushtetit është pushtet neutral dhe i ndërmjem. Është neutral dhe i ndërmjemë sepse nuk bënë pjesë as në ekzekutiv, as në legjislativ as në gjyqësor, por në gjitha këto pushtete shërben si ndërmjetësues. Ta zëmë në politikë të jashtme dekreton ambasador, dekreton gjyqtarë, dekreton prokuror, por atë vendimmarrje presidenti nuk e ka të vetme, e ka zingjirore. Ai është diskrecion i tij vetëm brenda ligjit ë shikoj procedura. Edhe këtu është e njëjta. Dhënia e mandatit herën e parë, dytë, është diskrecion por brenda kushtetutës dhe ashtu siç është me aktgjykim”, u shpreh ai.
Ish kreu i gardianit të Kushtetutës thotë se nuk ka herë të tretë dhe nëse as herën e dytë nuk mund të formohen institucionet, atëherë vendi shkon në zgjedhje, sepse dallon nga vendet tjera, siç është rasti i Maqedonisë.
“Nuk ka herë të tretë. Vendi shkon në zgjedhje për dallim prej disa kushtetutave, për shembull maqedonasit, prandaj ngecën, sepse atje ka qenë e qartë sikur tash që është tek ne. Duhet t’ia jep, thotë, atij që ka shumicën në parlament. Ai nuk e jepte dhe atje nuk shkojnë në zgjedhje ta zëmë dhe prandaj ngeci. Tash edhe atje është formuar një standard që politikisht është tërësisht e ndryshme”, shtoi ai.
Hasani shton se mund të ndodh që deputetë të caktuar apo parti politike t’ia japin votën për formimin e Qeverisë, por mund të mos jenë pjesë e ekzekutivit dhe të mbesin në opozitë.
“Mund të ndodh edhe ajo. Mirëpo për hir të respektimit të vullnetit të qytetarëve bëhet ajo dhe kalon në opozitë. Por nuk është ai problemi sepse unë prapë po e përsëris se është iluzion naiv që në një sistem proporcional që e ka Kosova, dikush të besojë se dikush mund të komandojë gjatë tërë mandatit 2/3, asnjëherë. Do të thotë formimi i organeve, ju e dini, kërkohet me një shumicë absolute, 50+1 dhe tjerat janë procese dinamika që krijojnë koalicione bipartizane për çështje të ndryshme. Ajo çka është e saktë është procedura që është interpretuar dhe që është në fuqi sot, është e qartë, dihet çka është shumicë parlamentare pas zgjedhjeve e deri në formim të Kuvendit dhe dihet se kush është shumicë parlamentare pas formimit të Kuvendit”, theksoi Hasani.
Hasani ka komentuar edhe akuzat që janë bërë ndaj tij për vendimin e vitit 2014, duke thënë se ata nuk e kanë lexuar fare vendimin.
“Ata merri pa përjashtim. Ke tri grupacione të komunitetit të hollë juridik. Grupacioni i parë janë ata që atëherë e lavdëronin e çonin në qiell, kurse sot e fyejnë dhe anasjelltas, ata që sot e lavdërojnë atëherë pa përjashtim kanë qenë në anën e kundërt. Unë e kam pasur përshtypjen atëherë dhe sot, se deri tash ata nuk e kanë lexuar tekstin, por kanë fol më shumë…Por, tani kur u krijua kjo situatë, e kanë lexuar dhe e kanë parë dhe tani mund t’iu duket ashtu. Ka edhe një grupacion tjetër që nuk flet e që janë konstitucionalista të jashtëzakonshëm, nuk flasin për arsye të ndryshme.
Por, ajo çka ka rëndësi është që aktgjykimi është jashtëzakonisht konsistent dhe ka referime. Do të thotë sikur në kohën time, nuk ka pasur aktgjykim për asnjë çështje përfshirë edhe aktvendimet që nuk kanë qenë për çështje meritore, që nuk ka pasur një praktikë gjyqësore të jashtëzakonshme të vendeve tà « ndryshme”, tha ai.
Pavarësisht këtyre akuzave, Hasani thotë se nuk i ka rënë asnjëherë ‘pishman’ për aktgjykimin që e kanë sjellë sa ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese, sepse vlerëson se ka qenë një ndihmë e madhe për konstituimin dhe parlamentarizmin në Kosovë.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga