Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç vlerësoi mbrëmë se pas shumë vitesh kërcënimesh, “në mënyrë ilegale, kundërligjore”, zyrtarisht u formua Ushtria e Kosovës dhe tha se prapa kësaj qëndrojnë SHBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania, ndërsa Serbia do të kërkojë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë rast, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se Ushtria e Kosovës është formuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Kosovës dhe shtoi se “sponsorët e tyre, treguan se nuk u intereson drejtësia, por zbatimi i forcës dhe sulmeve kundër serbëve”, dhe sulmi mbi Serbinë dhe se me formimin e kësaj ushtrie është kërcënuar paqeja dhe siguria në të gjithë rajonin.
Vuçiç tha se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përcakton që forcat ushtarake ndërkombëtare kanë detyrë të çmilitarizojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe grupet e tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës dhe se Neni 126 i Kushtetutës së Kosovës thotë se për nevojën e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) duhet të ndryshohet ky nen, që nuk është ndryshuar.
“Në bazë të cilit akt shqiptarët morën vendimin për të formuar ushtrinë e Kosovës? Kërkoj nga Britania e Madhe, Prishtina, SHBA-të dhe Gjermania që të na tregojnë një akt, një pikë, në bazë të së cilës ata guxuan të shkelin të drejtën ndërkombëtare”, tha Vuçiç.
Ai tha se Serbia do të dinte të mbrojë serbët në Kosovë, nëse ka abuzim me ushtrinë e Kosovës dhe hyrjen në mjedisin serb, pa lejen e popullit serb dhe në kundërshtim me marrëveshjen midis Serbisë dhe NATO-s.
Vuçiç tha se Serbia ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se ai është i gatshëm të merrte pjesë personalisht në atë konferencë, ndërsa beson se fuqitë e mëdha do t’i jepnin Serbisë një mundësi për të paraqitur qëndrimin e tij.
Ai tha se Serbia do të ndjek nga afër atë që ndodh në Kosovë dhe do të presë që Prishtina të heqë taksat.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës