Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë për herë të parë sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në Bruksel, pa heqjen e taksës prej 10 për qind ndaj mallrave serbe që importohen në Kosovë.
Sipas tij, veprimi i Prishtinës është shkelje e marrëveshjeve të CEFTA-s, transmeton lajmi.net.
“Ne jemi në gjendje të flasim në çfarëdo kohe. Mirëpo si të flasim kur 12 vite pas marrëveshjes së CEFTA-s, ata nuk zbatojnë diçka që vetë e kanë nënshkruar”, ka thënë ai.
Presidenti serb tutje tha se pret që Beogradit të korr sukses edhe në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, ku ai pret që Kosova mos të marrë votat e mjaftueshme për pranim.
Sipas tij, Serbia është përballur me presion të vazhdueshëm për Kosovën në lidhje me këtë çështje.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ministrat e Tregtisë së Bosnjës dhe Serbisë i kanë shkruar letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku i kërkojnë që të ushtrojë presion mbi Prishtinën për tërheqjen e këtyre masave.
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë