Google ADS

Presidenti serb konfirmon takimin me Thaçin në shtator në Bruksel

13:53 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se është absolutisht e sigurte se ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të shtatorit në Bruksel, duke theksuar se kjo do të jetë një mundësi për të parë nëse ka një mundësi për të dalë nga situata e vështirë në të cilën jemi.

“I tillë është njoftimi nga Brukseli,” shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas vizitës në Institutin Teknik Ushtarak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme