Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se ka pranuar një ankesë nga zyra e presidentit Hashim Thaçi me datë 16 nëntor lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili ua lejon Komunave Serbe të marrin në pronësi pronat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan arbresh.info.
“Kjo kërkesë është parashtruar në Gjykatë, më 16 nëntor 2018,” konfirmon shkurtë gjykata kushtetuese për arbresh.info.
Kundërshtimet e vazhdueshme të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, e tash edhe përzierja e tij edhe në vendimet e qeverisë duket si një lloj lufte mes dy liderëve.
Sipas deklaratave të Presidentit, Shefi i Qeverisë me këto veprime po e rrezikon sigurinë kombëtare dhe po nis zbatimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
I pari i shtetit ka thënë se me këtë vendim të Qeverisë ka nisur të themelohet “Republika Srpska” ku komuniteti serb ka kompetenca bllokuese dhe ekzekutive.
“Ky vrull dhe entuziazëm për të bartur pronat që ishin në pronësi të AKP-së në pronësi të komunave, realisht është një qasje që nuk do të duhej të ndodhte. Unë kam kërkuar një sqarim institucional. Nëse ato vendime mbesin në fuqi, atëherë është fillim i zbatimit të Beogradit dhe Serbisë për ‘Republika Srspksan’ në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i vendimit të Qeverisë nga ana e presidencës është vendim për herë të parë i këtij lloji.
Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu” e thotë se ky vendim po shihet si revansh mes dy liderëve.
“Ne shikim të parë po duket si një lloj revanshi që ka filluar mes presidentit dhe kryeministrit mos pajtimit të tyre për çështje te dialogut. Dërgimi i vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese është një lloj lufte që po zhvillohet mes këtyre dyve sepse kjo nuk është çështje që lidhet direkt me kompetencat e presidentit. Presidenti mundet me dërgu në gjykatë kushtetuese diçka që ai ka me marr vendim dhe konsideron se vendimi i tij mundet me ra në kundërshtim me gjykatën kushtetuese por jo për një çështje që nuk vendos presidenca por qeveria” deklaroi Demhasaj për arbresh.info.
Ndërsa vendimin e qeverisë e sheh si një vendim etnik sepse sipas tij nuk është vendim për të gjitha komunat për vetëm më ato me shumicë serb.
“Vendimin e qeverise e shoh si vendim të pasur etnik sepse është vendim vetëm për pronat që janë me shumicë serbe e nuk është vendos edhe për komunat që kanë shumicë shqiptare. Mu po me duket i drejt në këtë aspekt” është shprehur Demhasaj.
Qeveria e Kosovës javë më parë ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha